Alameh Muhammed bin Abdil-Uahab el-Uasabi
Burimi: http://www.olamayemen.net/MultimediaDetails_ar.aspx?ID=4254&
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A mëkaton gruaja nëse ajo nuk dëshiron të martohet me një burrë të martuar? Gjithashtu, a është një justifikim i vlefshëm në qoftë se ajo nuk martohet me një burrë, sepse ai jeton shumë larg prej saj dhe në një shtet tjetër?”
Përgjigje: “Allahu e di më së miri, veçse ajo që mendojmë, është se kjo grua nuk mëkaton. Kjo është zgjedhja e saj.
Shembull: Nëse ajo është nga Algjeria dhe një Tunizian i propozon martesë, nuk mund të thuhet se ajo është mëkatare ngase e ka refuzuar atë dhe dëshiron një burrë i cili jeton afër saj. Ajo ka mundësi të zgjedhë, ose pranon propozimin ose e justifikon veten e saj. Le të kërkojë ndihmë prej Allahut ‘Azze ue Xhel. Ajo nuk është e obliguar me ndonjë gjë në qoftë se e justifikon veten me diçka të vlefshme. E njëjta gjë vlen edhe për gruan e cila refuzon një mësues.
Pra, në rast të tillë, shpresojmë të mos ketë mëkat, inshaallah, ngase ajo nuk është e detyruar të martohet me një mësues; është zgjedhja e saj. Është zgjedhja e saj nëse ajo dëshiron të martohet me dikë tjetër. Gjithçka është në dorën e Allahut.
Atë që Allahu e ka caktuar, do të ndodhë. Gjithsesi, ajo duhet të kërkojë ndihmën e Allahut ‘Azze ue Xhel. Ajo duhet t’i falë dy rekate dhe të bëjë duan e Istiharesë. Ndërsa, Allahu do të zgjedh për të atë që Ai dëshiron.”