Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Nur alad-Darb
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/drb-18-09-1436-01.mp3
Data e fetvas: 18/9-1436 ose 5/7-2015
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet që gruaja të bëjë haxhin pa lejen e burrit të saj? Burri e ka shtyrë haxhin e gruas për disa vite. Ajo dëshiron të bëjë haxhin me vëllezërit, motrat dhe të afërmit e saj, por burri i saj refuzon.
Përgjigje: Atij nuk i lejohet që ta pengojë haxhin e saj, haxhin e detyrueshëm. Nëse gruaja mund të bëjë haxhin dhe ka me vete një mahrem, burrit nuk i lejohet që ta ndal atë. Në këtë rast ajo nuk ka nevojë që t’i bindet atij. Ajo duhet të marrë iniciativën dhe ta bëjë haxhin. Ndërsa, atij i lejohet që ta ndalojë atë nga haxhi nafile e jo nga haxhi farz.