Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që gruaja të marr mbiemrin e burrit të saj? (1)

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Kaseta: ‘Sherh mendhumetul-Adab

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A lejohet që, gruaja pas martesës të mos e marr mbiemrin e saj, por të marr mbiemrin e burrit të saj siç është gjendja tek perëndimorët?”

Përgjigje: “Nuk lejohet që njeriu të marrë mbiemrin e dikujt përpos të babait të tij. Është e ndaluar me islam që myslimani të mbiemërohet jo në emër të babait të vet, pa e marrë parasysh nëse personi është mashkull apo femër. Në Sunnet ka ardhur paralajmërim i rreptë, duke e mallkuar atë që mbiemërohet jo në babanë e tij apo (nëse nuk dihet babai) në ata që e kanë robëruar.”

Shpërndaje: