Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që gruaja t’i nget motoçikletës?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësi thotë: Dëshirojmë që t’i këshillosh kujdestarët e vajzave që kanë arritur moshën e pubertetit, që nxisin ato t’i ngasin motoçikletave.

Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Nuk i lejohet gruas dhe veçanërisht gruas në moshë të re që t’i nget motoçikletës që shkakton ekspozimin e trupit të saj, gjithashtu u ngjason burrave me këtë veprim. Gruaja duhet të ruaj dhe të mbrojë veten e saj. Kur ajo hip në motoçikletë diçka nga trupi i saj do të ekspozohet në mënyrë të pashmangshme. Ndërsa ajo është urdhëruar që të mbulohet, të jetë e turpshme dhe modeste.

Nuk i lejohet kujdestarit të saj që  t’ia mundësojë  që të veprojë këtë. Ajo gjithashtu mund të bjerë nga motoçikleta dhe do t’i ekspozohet diçka nga pjesët e saj të turpshme dhe mund t’i ndodh diçka (e keqe).

Shpërndaje: