“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që ta prishi agjërimin para se të udhëtojë?

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)

Burimi: Gharat-ul-Ashritah (1/462)

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet personit që ka vendosur të udhëtojnë  ta prish agjërimin në shtëpi apo duhet ta prish atë gjatë udhëtimit? 

Përgjigje: Personi i cili ka vendosur që të udhëtojë gjatë ditës së Ramazanit i lejohet të ha në shtëpi para se të dalë nga shtëpia. Argumenti për këtë është transmetimi nga Enesi (radijAllahu anhu) i cili dëshiroi të udhëtojë dhe kërkoi leje për të ngrënë. Kur ai u pyet për këtë tha se i dërguari i Allahut ﷺ veproi kështu ose diçka të tillë. Ne këtë e kemi shpjeguar në ”es-Sahih el-Musned mimma lejse fis-Sahihejn”. Edhe shejkh Albani ka shkruar një broshurë lidhur me këtë temë.

Dallimi mes agjërimit dhe namazit është se ai që ka për qëllim të udhëtojnë mund ta prishin agjërimin në shtëpi pa i shkurtuar namazet derisa ta braktis vendin e tij. Bukhari dhe Muslimi transmetojnë nga Enesi (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut ﷺ i fali katër rekate të drekës në xhaminë e tij në Medine dhe dy rekate ikindinë në Dhul-Hulejfeh. Kjo dëshmon dallimin në mes të agjërimit dhe namazit.

Shpërndaje: