Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet që vajzat të luajnë me kukulla?!

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: ”El-Xhauab el-Mufid fi Hukm-it-Tasuir”, fq. 20-23

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kur është fjala tek lodrat që i ngjajnë krijesave të gjalla që kanë shpirt, dijetarët kanë mendime të ndryshme se a është e lejueshme për vajzat të luajnë me to apo jo. Është transmetuar në mënyrë autentike në Buhari dhe Muslim se Aishja (radija Allahu anha) ka thënë:

“Kam pasur zakon të luaja me kukulla në prani të Profetit (sal Allahu alejhi ue selem). Gjithashtu, unë kisha shoqe që luanin me mua, e kur Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) vinte në shtëpi, ato shkonin. Ai i linte ato të luanin me mua.”

Thotë Hafidh Ibn Haxher në ’Fet-h ul-Bari’:

“Disa dijetarë, me këtë hadith argumentojnë se është e lejueshme që vajzat të luajnë me kukulla. Ky hadith e ka specifikuar ndalimin e përgjithshëm të fotografive (duke e lejuar në këtë rast). Këtë gjë e thotë el-Kadi Ijad dhe shton se ky është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve. Ata, gjithashtu e konsiderojnë të lejueshme shitjen e lodrave për vajzat e vogla, për t’i trajnuar ato në kujdesin ndaj punëve të shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve të tyre (në të ardhmen). Disa thonë se ky hadith është anuluar; dhe ky është mendimi i Ibn Battalit. Ibn Ebi Zejd transmeton nga Maliku se ai ka thënë se është e urryer për babanë që t’i blejë fotografi vajzës së tij. Për këtë shkak, Davudi ka thënë se hadithi i mëhershëm i Aishes është anuluar.

Ibn Hibani në librin e tij, e ka emëruar një kapitull:

“Lejimi që vajzat e vogla të luajnë me lodra.”

Edhe Nesaiu veproi njëjtë në librin e tij, duke e emëruar një prej kapitujve:

“Kur burri e lejon gruan e tij të luajë me kukulla.”

Nën këtë kapitull, nuk shohim se një gjë e tillë është e veçantë vetëm për vajzat e vogla!

Ndërsa Bejhekiu, pas transmetimit të këtij hadithi thotë: “Është transmetuar në formë autentike se është e ndaluar bartja e fotove. Kjo do të thotë se lejimi i përdorimit të kukullave që përmendet në hadithin e Aishes, ka qenë para këtij ndalimi.”

Ky është edhe mendimi i Ibn-ul-Xhauzit.

Nëse e kemi kuptuar çfarë në të vërtetë ka thënë Ibnu Haxheri, atëherë e kemi më se të qartë se shmangia nga lodrat me figura të qenieve të gjalla është më e mirë, për shkak se në shtjellim të kësaj çështjeje lindin paqartësi të shumta. Është e mundur se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e lejoi Aishen të luajë me kukulla para se kjo të ndalohej. Në raste të tilla, gjykimi i mëhershëm mbi çështje të këtij rangu është shfuqizuar. Gjithashtu, është e mundur që çështja është specifike-mendim i shumicës së dijetarëve-, në mënyrë që të vajzat të trajnohen për kujdesin ndaj punëve të shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve të tyre (në të ardhmen).

Bazuar në këtë paqartësi, shmangia nga ky akt është veprimi më i mirë.

Shpërndaje: