Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Rasail Esh-Shejkh Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin 25/457 Pyetja: 97
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A është e lejuar për një person që të shkojë në xhihad dhe ai akoma se ka bërë haxhin?
Përgjigje: Nuk i lejohet atij të shkojë në xhihad në qoftë se ai nuk e ka bërë haxhin, nëse shkuarja në xhihad të pengon në bërjen e haxhit.
Nëse nuk të pengon (xhihadi) nga kryerja e haxhit, si për shembull: Të shkoi në xhihad në një kohë e cila nuk është koha e haxhit dhe të ketë pasuri me të cilën të ketë mundësi të kryej haxhin pasi që të kthehet nga xhihadi, në këtë rast nuk ka problem.
Por nëse përputhet koha e daljes për në xhihad dhe e haxhit, në këtë rast i jepet përparësi haxhit sepse haxhi është shtyllë nga shtyllat e Islamit dhe është obligim me konsensusin e të gjithë muslimanëve.