Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ndërprerja e namazit nafile për ta zënë namazin e xhenazes

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për ndërprerjen e namazit nafile për ta zënë namazin e xhenazes?

Përgjigje: Namazi nafile nuk ndërpritet për një namaz tjetër nafile. Namazi i xhenazes është prej nafileve. Andaj mos e ndërpre namazin nafile të cilin e ke filluar.

Allahu -xhela ue ala- thotë:

“…dhe mos i asgjësoni veprat tuaja!” Muhammed, 47:33

Nëse e ke filluar atë, përfundojë. Namazi nafile ndërpritet për një namaz farz. Nëse thërritet ikameti për namaz atëherë e ndërpret namazin (nafile) për shkak të namazit farz.

I dërguari i Allahut   ka thënë:

 “Nëse thirret ikameti, nuk ka namaz tjetër përveç namazit farz.”

Transmeton Muslimi (710).

Por ta ndërpresësh namazin nafile për një namaz tjetër nafile kjo nuk lejohet.

 

Shpërndaje: