Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të agjërojë nëse nifasi më ka kaluar para se të kenë kaluar 40 ditë?

Imam Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)
Burimi: el-Fataua ad-Sa’dijjah faqe 138

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një gruas i ka mbaruar gjaku i nifasit para se të kenë kaluar 40 ditë pasi të ketë lindur ajo, a është agjerimi i saj i saktë në këtë rast?

Përgjigje: Agjërimi i saj është i saktë sepse ajo është pastruar nga gjaku. Nuk ka rëndësi se kanë shkuar më pak se 40 ditë për shkak se ajo pason të njëjtin gjykim si të gjitha gratë e tjera që janë të pastërta nga gjaku vaginal.

Shpërndaje: