Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të hamë kur është duke u thirrur ezani i sabahut?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Erkanul-Islam, fq. 257-275

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e ndaluar për ne që të hamë syfyr gjatë thirrjes së ezanit apo lejohet të hamë dhe të pimë derisa të mbarojë ezani?

Përgjigje: Nëse dihet se muezini e thërret ezanin për namaz në atë moment kur të ketë filluar agimi, është e detyrueshme braktisja e ushqimit, pijes dhe çdo gjë tjetër që e prishin agjërimin. Por nëse muezini përcjell kohën e përshkruar në takvim, është e lejueshme për të ngrënë dhe pirë gjatë thirrjes së ezanit. Është konfirmuar në formë autentike se profeti ﷺ ka thënë:

“Vërtet, Bilali e thërret ezanin natën, prandaj hani e pini derisa ezanin ta thërret Ibn Umm Mektumi. Bukhari (621) dhe Muslimi (1092).

Transmetuesi i këtij hadithi, në fund të transmetimit thotë:
“Ibn Umm Maktumi ishte i verbër dhe nuk thërriste ezanin derisa i thuhej atij: Ka hyrë agimi! Ka hyrë agimi!”

Megjithatë, është më e sigurt për besimtarin që të përmbahet nga çdo që ia prish agjërimin gjatë thirrjes së ezanit sepse profeti ﷺ thotë:

“Braktise atë në të cilën dyshon dhe merre atë në të cilën nuk dyshon.”

Shpërndaje: