Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Në lidhje me xhinët, i kemi dy pyetje. Kërkimi i ndihmës nga xhinët.
Është e ditur se prej xhinëve kemi kafira, mëkatarë (fasika) dhe besimtarë. A lejohet për muslimanin nëse i shfaqet atij xhini musliman të kërkojë ndihmë prej tij në çështje të dynjasë ashtu siç kërkon ndihmë prej ndonjë vëllai musliman prej njerëzve?
Përgjigje: Atëherë kur e përmende xhinin muslimanë, si e din ti se ai është muslimanë?
Pyetësi: Ai e thotë këtë!
Përgjigje: Ai e thotë këtë, ndërsa tek ti është i panjohur?!
Pyetësi: Po, sepse unë nuk e njoh.
Përgjigje: Si mund të gjykosh për dëshminë e një të panjohuri?
Pyetësi: Realisht, disa vëllezërve i ka ndodhur që…
Përgjigje: Jo, unë po të pyes ty vëlla që je këtu afër meje. Si e din ti se ai është muslimanë?
Pyetësi: Nuk e di.
Përgjigje: Prandaj pyetja që në formulim është e gabueshme. Dhe kështu mbetemi tek pyetja që u parashtrua që në fillim, e cila është: A lejohet kërkimi i ndihmës nga xhinët apo jo?
Përgjigja është: Jo! Ndërsa kur jemi tek ndarja e xhinëve, kemi të bëjmë me dy gjëra:
Kur kemi të bëjmë me shprehjet: i mirë ose mëkatarë, besimtarë ose kafir; kjo është e drejtë.
Thotë Allahu në Kuran:
“Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.” El-Xhin, 72:11
Kjo ka të bëjë me realitetin e fshehur e cila nuk është e njohur për ne.
Ndërsa kur kemi të bëjmë me ndarjen-kategorizimin që e bëjmë ne njerëzit, kjo nuk mund të ndodhë, e që ne nuk mund të themi: xhini me të cilin kam biseduar është muslimanë apo kafir. Apo xhin musliman dhe i mirë, xhin muslimanë dhe mëkatarë. Ne nuk mund ta japim këtë gjykim sepse kjo është diçka që nuk është e natyrës njerëzore. E që si term në Sheriat njihet si El-Gajb (e fshehta). Ne nuk e dimë të fshehtën.
Ndërsa t’i besohet dikujt që është i panjohur në lidhje me gjëra që janë të fshehta për ne, kur kemi të bëjmë me gjëra që nuk i përkasin Sheriatit, konsiderohet budallallëk.
Shembull nëse e takon dikë që nuk e ke njohur kurrë më parë dhe të thotë:
“Unë jam muslimanë, i besueshëm dhe dua të të shoqërojë.”
Ti mos e prano këtë gjë sepse nuk e njeh atë. Pra është parësore që të mos e pranosh dëshminë e atij që është i panjohur i cili të thotë: Unë jam muslimanë i mirë, i devotshëm dhe do të kem me ty marrëdhënie brenda rregullit:
“Feja është këshillë.”
Por ky njeri është i panjohur. A mund ta pranoj njeriu këtë lloj fushëveprimi?
Pyetësi: Jo.
Përgjigje: E çfarë mund të themi kur ai është jo vetëm i panjohur por është krejt tjetër materie për ty?! Prandaj pyetja më e drejtë do të ishte: A lejohet të bashkëpunojmë me xhinët në përgjithësi?
Përgjigja është: Nuk lejohet në asnjë mënyrë.
E vetmja gjë që është e lejuar, kur kemi të bëjmë me relacionin njeri-xhin është nëse je i bindur se një njeri është i sëmurë për shkak se xhinët e kanë sulmuar, atëherë i lexohen disa ajete që nëpërmjet të tyre i tërhiqet vërejtja dhe asgjë më shumë se kaq. Kjo është ajo çfarë ka ardhur në sunnet.
Kurani na paralajmëron kundër të kërkuarit ndihmë nga xhinët dhe kjo nëpërmjet gjuhës së xhinëve muslimanë të cilët kanë ardhur tek i dërguari i Allahut ﷺ si të tillë dhe kanë treguar gjëra që kanë të bëjë me realitetin e tyre, ndër tjerash kanë thënë:
“Në të vërtetë ka pasur njerëz që u kërkonin ndihmë xhinëve por xhinët ua shtuan atyre edhe më shumë frikën dhe pasigurinë.” El-Xhin 72:6
D.m.th. lodhjen dhe lajthitjen.
Për këtë shkak, nuk lejohet kërkimi i ndihmës nga ata. Kjo është e tëra në lidhje me pyetjen tuaj.