Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të kërkosh rukje nga bidatçiu?

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

Burimi: https://youtu.be/BKAOn1-KA5g

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet për personin i cili kërkon që t’i bëhet rukje që të shkojë tek një bidatçi që t’i bëjë rukje atij?

Përgjigje: Si shpreson që t’i pranohet lutja bidatçiut? Është obligim për ty që të pasosh sunnetin. Rukja është një nga llojet e lutjes dhe afrimit (teuesulit) tek Allahu. Kështu që ose ti i bën rukje vetes tënde dhe kjo është më mirë dhe më e përkryer. Ose shkon tek një pasues i Ehlu-us-Sunnetit i cili njihet për pasimin e sunnetit. Sepse vërtet shpresohet që rukja e tij të pranohet. Vërtet shpresohet që teuesuli i tij të pranohet. Dhe vërtet shpresohet që lutja e tij të pranohet.

Ndërsa lidhur me bidatçiun, ai është sikurse një pacient i sëmurë, i prekur nga zgjebja dhe kihet frikë nga dëmi dhe infektimi prej tij. Ndoshta ai të bën rukje dhe Allahu do që të sprovojë ty dhe ti shërohesh, megjithatë tani ti je i ndikuar nga ai.

Dhe shërohesh nga një sëmundje fizike çfarë do qoftë ajo por që është më e lehtë se sa të sprovohesh me sëmundje më të rëndë atë të zemrës e cila është dashuria për pasuesit e bidateve dhe të qenit i ndikuar prej tyre. Allahut i kërkohet mbrojtje.

Shpërndaje: