Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet të mos i lodhim njerëzit e thjeshtë me disa çështje të besimit?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Sherh Kashfush-Shubuhat, fq. 35
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka njerëz që thonë se nuk duhet t’i lodhim njerëzit e thjeshtë me mësimin e disa çështjeve të besimit, siç është ngritja e Allahut etj. Çfarë thoni ju në lidhje me këtë?”

Përgjigje: Besimi është çështja kryesore. 13 vite profeti (salAllahu alejhi ue selem) i kaloi në Meke, duke ua mësuar njerëzve bazat e besimit. Pra, të gjitha këto 13 vite ia kushtoi besimit. Prandaj, themi se besimi është themeli fesë.”

Pyetje: “A konsiderohet personi të jetë i ditur në qoftë se thotë kështu?”

Përgjigje: “Ai nuk konsiderohet të jetë i ditur. Ai është një nga injorantët e radhës.”

Shpërndaje: