Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet ti ipet kefareti të afërmëve?

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/questions.php?cat=57HYPERLINK ”http://rabee.net/ar/questions.php?cat=57&id=699″&HYPERLINK ”http://rabee.net/ar/questions.php?cat=57&id=699″id=699

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A i lejohet personit që do të bëjë kefaret (shpagimin) për një betim të jep drith sikurse gruri dhe orizi? A është e lejueshme për ti dhënë kefaretin të afërmëve të cilët ndonjëherë mund të hanë me ne?”

Përgjigjja: ”Po. Ai që është i detyruar të bëjë kefaret i lejohet të japë lloj drithi. Ai ose duhet ti mbledh të varfërit dhe tu ofrojë atyre ushqim ose ti japë secilit veç e veç.

Lidhur me të afërmit, nuk i lejohet atij që ti´a japë kefaretin atij të cilin është i detyruar që ta furnizojë. Në këtë rast, ai duhet ti´a japë atë të varfërve të cilët nuk i ka obligim që ti furnizojë.

Kefareti është që të ushqesh apo të furnizosh me rroba dhjetë persona të varfër apo të lirosh një skllav. Është në dorën e tij se cilin kefaret ai zgjedh. Nëse ai nuk ka mundësi të bëjë ndonjërin prej tyre, ai duhet të agjërojë tri ditë.”

Shpërndaje: