Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (342)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e lejueshme për gruan, që të veshë pantallona kur ajo është në shtëpi me burrin e saj?”
Përgjigje: “Nuk ka dyshim se kjo është diçka e pranuar nga feja dhe shija, e nuk ka asgjë të keqe edhe nëse ajo do të qëndronte e zhveshur. Çfarë është gjykimi që gruaja të qëndrojë e zhveshur në praninë e burrit të saj? Natyrisht, që kjo është e lejueshme.
Me siguri se e keni për qëllim që gruaja të vesh pantallona në shtëpi kur vetëm burri i saj është i pranishëm! Dhe, ne jemi të bindur se kjo është e lejuar. Por sa mund të jetë reale kjo gjendje? Ngase mund të ketë fëmijë, të afërm apo të tjerët në shtëpi. Kështu pra, çështja duhet specifikuar dhe themi se është e lejuar që femra të vesh pantallona, nëse i pranishëm është vetëm burri i saj e jo ndryshe, në mënyrë që të mos bëhet një jetesë jo-islame brenda shtëpisë.”