Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A më lejohet t’i dhuroj njërën nga veshkat e mia, vëllait musliman që vuan nga mosfunksionimi i veshkave?
Përgjigje: Lidhur me këtë është nxjerrë vendimi nga Komisioni i lartë i dijetarëve se lejohet nëse plotësohen dy kushte:
Kushti i parë është që kjo të mos e dëmtojë dhuruesin, të mos ketë asnjë rrezik për dhuruesin dhe kjo nuk do të ndikojë në shëndetin e tij.
Kushti i dytë është që personi që merr veshkën të ketë një nevojë jetike për të dhe për shkak të së cilës ai është i detyruar ta marrë atë. Pra dy kushte; nëse përmbushen këto dy kushte, lejohet dhurimi i veshkës.