Imam Muhammed bin Ismail es-San’ani (v. 1182)
Burimi: Tathir-ul-I’tikad an Adran-il-Ilhad, fq. 69
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Këta adhurues të varreve dhe njerëz që besojnë në injorantë dhe njerëz të devijuar e ndjekin rrugën e idhujtarëve plotësisht. Ata besojnë rreth tyre gjëra që lejohet të besohen vetëm në lidhje me Allahun. Ata u japin para atyre. Ata i vizitojnë varret e tyre nga vende të largëta, bëjnë tavaf rreth varreve të tyre dhe përulësisht qëndrojnë para tyre. Ata u luten atyre në kohë të vështira dhe therrin kurban për ta.
Tani ti e di se të gjitha këto vepra janë adhurim. Megjithatë, unë nuk e di nëse ata edhe u bëjnë sexhde atyre, por kjo nuk është aspak larg mendësh1 që disa prej tyre të bëjnë këtë. Një person i besueshëm më tregoi se ai në të vërtetë pa një burrë duke i bërë sexhde një varri të një evlijau të cilin ai e vizitoi me respekt dhe për ta adhuruar.
1 Shih Sufistin Hisham Kabbani duke i bërë sexhde një varri dhe duke iu lutur të varrosurit: https://www.youtube.com/watch?v=JlBGTGNeqCw&feature=youtu.be