Imam Muhamed Nasir-ud-Din El-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda Uen-Nur (587)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A mëkaton apo mban përgjegjësi ai që e merr dikë mësysh?
Përgjigje: Nëse e bën këtë qëllimisht, atëherë pa dyshim që është përgjegjës. Por nëse kjo ndodh pa dashje, atëherë nuk ka përgjegjësi. Megjithatë, ai duhet të marrë masat paraprake aq sa ka mundësi që të mos e marrë dikë mësysh, dhe nuk ka dyshim se një nga mjetet më të mira për të marrë këtë masë paraprake është lutja për begati (që t’i lutet Allahut që ta begatojë personin tek i cili sheh ndonjë begati).
”Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut.” El-Kehf, 18:39