Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A mëkaton vjehrra ime nëse ajo del para meje pa shami mbi kokë?!

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/10959

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A mëkaton vjehrra ime nëse ajo del para meje pa shami mbi kokë; – duke pasur parasysh se, ajo është e kujdesshme ndaj pesë kohëve të namazit, gjithashtu kujdeset për mësimet e sheriatit dhe i praktikon ato?”

Përgjigje: “Qëndrimi i saktë është se ajo nuk mëkaton sepse martesa me të është e ndaluar përgjithmonë, – ajo është nëna e gruas tënde. Megjithatë, është më e drejtë dhe më mirë për të mbuluar flokët e saj në mënyrë që të ikën nga kundërshtimet në lidhje me këtë çështje. Ngase ka nga ata që e konsiderojnë të ndaluar nëse ju tregohen flokët atij që është e ndaluar martesa me të përgjithmonë!

Me siguri mendimi më i saktë është se nuk është e ndaluar që t’i shikosh flokët e motrës tënde nga gjiri, apo flokët e nënës së gruas apo gjyshes së gruas. Megjithatë është më mirë për t’i mbuluar flokët nga modestia dhe për tu shmangur nga kundërshtimi i dijetarëve në lidhje me këtë.”

Shpërndaje: