Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A mjafton gusli për namaz?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (2)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth–14340430.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A më lejohet të falem nëse unë kam bërë gusël pa marrur abdes?”

Përgjigje: ”Po, në qoftë se e ke për qëllim këtë. Nëse ke për qëllim qe të kesh abdes me këtë dush kështu që dushi e përfshin këtë. Veprat konsiderohen sipas qëllimeve dhe secili merr atë që ai e ka për qëllim. Pastrimi i vogël i përfshihet nga pastrimi i madh nëse personi e ka për qëllim këtë.”

Shpërndaje: