Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A mjafton shkrimi ”Hallall” (حلال) në paketimin e mishit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Umdat-il-Fikh (3)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/omdah–14340316.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A është e mjaftueshme që të shkruan ”Hallall” (حلال) në paketimin e mishit, në mënyrë që të largohen dyshimet nëse mishi ka qenë i therrur në mënyrë të ligjësuar apo jo?

Përgjigjja: ”Jo. Ndoshta ai paketim mund të jetë për një mish tjetër. Ndoshta ata duan të mashtrojnë njerëzit, dhe prandaj i paketojnë ato në këto pako. Kjo nuk e bën atë mish me therrje islame përderisa nuk e ka një certifikatë dhe një vulë të njohur në të.”

Shpërndaje: