Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A mund të jetë mahrem një pesëmbëdhjetë vjeçar?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: “Kitabud-Da’ueh” nr. 5 (2/122-123)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Njeriu e arrin pjekurisë në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare. A ka të drejtë ky person që të jetë mahrem për nënën dhe motrën e tij?”

Përgjigje: “Dijetarët përmendin se për qenë mahrem është kusht që personi të jetë i pjekur dhe të ketë mendje të shëndoshë. Prandaj, në qoftë se ndonjë djalë ka pesëmbëdhjetë vjet dhe i kanë dalë qimet rreth pjesëve intime ose i ka dalë sperma, i tilli konsiderohet të jetë i pjekur dhe në këtë mënyrë mund të jetë mahrem nëse ka mendje të shëndoshë. Pra, ai i cili ka arritur moshën pesëmbëdhjetë vjeçe mund të jetë mahrem për motrën dhe për nënën e tij.”

Shpërndaje: