Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: “Mexhmu’ Fetaua ue Mekalat Muteneuui’ah” 8/76.
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”A konsiderohet mahrem femra për ndonjë femër të huaj gjatë udhëtimit, apo diç të ngjashme?”
Përgjigje: “Femra nuk mund të jetë mahrem për ndonjë femër; mahrem i vetëm për femrën është mashkulli siç janë, babai, vëllai, burri, babai i burrit, djali i burrit, babai nga gjiri, vëllai nga gjiri etj.
Nuk është e lejueshme për mashkullin që të veçohet me ndonjë femër të huaj, apo të udhëtoj me të, sepse i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
لا تسافر المرأة إلا مع ذي محرم
“Nuk i lejohet femrës që të udhëtoj, përveçse me mahrem.”
Dhe thotë i dërguari salAllahu alejhi ue selem:
لا يخلون رجل بامرأة فإن ثالثهما الشيطان
“Nuk ka mashkull i cili veçohet me ndonjë femër, veçse i treti prej tyre është shejtani.”