“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A mund të shërbej hixhameja si ilaç për magjinë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”I nderuari shejkh, Allahu u dhëntë të mirat; një pyetës thotë: ‘E kam dëgjuar një prej shejkhave se, një prej formave të ilaçit nga magjia është edhe hixhameja; mirëpo unë nuk kam mundur të kërkoj sqarime të meselesë më shumë se kaq. A është kjo e vërtetë, (dhe në qoftë se po, atëherë) si mund të jetë kjo’?”

Përgjigje: ”Kjo nuk është e vërtetë! Hixhameja nuk është ilaç për magjinë dhe nuk e dimë që ndokush (nga dijetarët) e ka thënë këtë gjë!

Hixhameja shërben për sëmundje në gjak, ndërsa ilaç për magjinë është rukja e bazuar në sheriat, leximi i ajeteve të posaçme të cilat e prishin magjinë dhe përdorimi i barërave të lejuara, përdorimi i të cilave ka dhënë sukses në largimin e magjisë. Siç edhe e ka përmendur Shejkh Abdurrahman bin Hasen (Allahu e mëshiroftë!) në ‘Fet’hul-Mexhid’ në kapitullin mbi ‘shërimin nga magjia’.”

Shpërndaje: