Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Pyetje: A mundet që shejtani të marrë formën dhe pamjen e njeriut ashtu sikurse Xhibrili (alejhi selam) ka marrë formën dhe pamjen e njeriut?
Përgjigje: Po, shejtani mund të marrë formën dhe pamjen e njeriut, qoftë të atij që është gjallë, qoftë të atij që ka vdekur. Kemi përmendur që adhuruesve të varreve, shejtani u paraqitet në formën dhe pamjen e njeriut të vdekur dhe u thotë atyre që unë i dëgjoj lutjet tuaja, u përgjigjem nevojave tuaja me qëllim që t’i dëmtojë ata.