Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Fataua Esh-Shejkhil Al-lameti Muhamed Nasirudin Albani fil Medijneti uel Imarati, fq. 53
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A ndodhi Israja dhe Miraxhi ndërsa profeti ﷺ ishte zgjuar apo në gjumë?
Përgjigje: Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur realisht dhe profeti ﷺ ka qenë zgjuar gjatë kësaj ngjarjeje.
Janë transmetuar disa mendime të pasakta që pretendojnë se ai ishte në gjumë ose në një gjendje mes gjumit dhe zgjimit. Mirëpo mendimi i saktë për të cilin nuk ka dyshim është se Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur ndërsa ai ﷺ ishte plotësisht zgjuar.
Nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur në gjumë dhe jo në gjendje të zgjuar, atëherë nuk do të përbënte një mrekulli e cila bëri që disa prej atyre me besim të dobët të dyshonin, ndërsa idhujtarët ta tallnin profetin ﷺ.