Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A obligohem për faljen e dy rekateve nëse dal nga xhamia dhe kthehem pas një kohe?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse dal jashtë për një kohë të shkurtër, p.sh. për dhjetë minuta dhe pastaj prapë kthehem, a obligohem që t’i fali prapë dy rekate të hyrjes në xhami?”

Përgjigje: “Nëse ju dilni me qëllimin për t’u kthyer dhe ktheheni shpejtë, atëherë nuk obligoheni që të falni dy rekate të hyrjes në xhami, sepse ju qëndroni ende nën gjykimin se jeni ulur në xhami. Mirëpo, nëse vonohesh më gjatë, atëherë kur të ktheheni, i falni dy rekatet e hyrjes në xhami, sepse kështu shkëputja është e gjatë e qëndrimi juaj në xhami ka përfunduar dhe ky është qëndrim yt i dytë.”

Shpërndaje: