Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A po çuditesh me krimet e ISIS;it?

Shejkh Khalid bin Dhahui adh-Dhufejri 

Burimi:http://ar.miraath.net/sites/default/files/audio/khutoorat_ul_khawarij_sh_khalid_dhafiry.mp3

Data e fetvas: 9/9-1436 ose 26/6-2015

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Nuk ka dyshim se sulmet e sotme me bomba që ndodhën në Kuvajt, kundërshtojnë metodologjinë e Kuranit, Sunnetin, Selefët dhe të gjitha tekstet e sheriatit. Asnjë fe, asnjë mendje dhe natyrshmëri nuk e pranon këtë akt të urryer. Një akt i tillë rrjedh vetëm nga një person natyrshmëria dhe të menduarit e të cilit është ndotur nga të menduarit e Hauarixhëve dhe të menduarit e shkatërruar. Pasi që atyre ju ka shpërlarë truri, ku ata e konsiderojnë të vërtetën si të pavërtetë dhe gënjeshtrën si të vërtetë. Ne nuk befasomi nga këto veprim. Ata kanë vazhduar që një kohë të gjatë.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ai që vret një Mu’ahad1 nuk do ta nuhat erën e Xhenetit. Aroma e saj ndihet dyzet vite largë.”2

Kjo vlen për personin i cili vret një Mu’ahad. Një Mu’ahad është një jomysliman që jeton në një vend mysliman ose hynë në të përgjatë kushteve të myslimanëve. Nuk është e lejuar për ta vrarë atë. Nuk është e lejuar për ta mashtruar atë. Nuk është e lejuar të shkelë mbrojtjen e pushtetarit. Pushtetarët janë ata që menaxhojë gabimet e bëra nga njerëz që vijnë në vend. Ata janë që kanë të drejtën për të zbatuar dënimet mbi ta. Kjo nuk i përket secilit individ. Kjo nuk i përket të rinjve dhe mendjelehtëve.

Profeti salAllahu alejhi ue selem e përshkroi këtë grup në shumë hadithe. Ai salAllahu alejhi ue selem nuk ka paralajmëruar ndaj ndonjë sekti dhe apo grupi që përbën një rrezik të madh për myslimanët sikurse për këta Hauarixhët. Ata kanë emra dhe pamje të ndryshme, por ata janë të bashkuar në rebelimin kundër muslimanëve. Disa quhen ISIStë tjerët al-Kaidah, disa en-Nusrah, disa Kutbijjah, disa Tekfirijun dhe kështu me radhë. Të gjithë ata e kanë ideologjinë e rrezikshme Tekfiriste. Paramendoni se lideri i tyre i quajtur Dhul-Khuejsirah ishte e pakënaqur me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem. Ai shkoi tek Profeti salAllahu alejhi ue selem kur ai ndante plaçkat e luftës së Hunejnit. Profeti salAllahu alejhi ue selem shpërndante plaçkën e luftës në mënyrë të drejtë dhe nuk ka qenë i padrejtë ndaj askujt. Ky njeri erdhi dhe tha me vrazhdësi:

”O Muhammed! Bëhu i drejtë! Ti nuk ke qenë i drejtë!”

Si të jenë këta njerëz të kënaqur me ne dhe kryetarët tanë myslimanë në qoftë se ata nuk ishin të kënaqur me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem? Ai tha:

”O Muhammed! Bëhu i drejtë! Ti nuk ke qenë i drejtë!”

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem i tha:

”Mjerë për ty! Kush është i drejtë nëse jo unë?”

Kur njeriu u largua nga aty Profeti salAllahu alejhi ue selem bëri me gisht kah ai dhe tha:

”Prej llojit të tij do të lindë një popull; ju do të nënvlerësoni namazin e juaj në krahasim me namazin e tyre, agjërimin tuaj në krahasim me agjërimin e tyre, leximin e Kuranit tuaj në krahasim me leximin tyre.”

Kjo do të thotë se ata duken të devotshëm dhe të drejtë. Sahabët do ta nënvlerësonin adhurimin e tyre kur ti shihnin adhurimin e tyre. Këtë e përmendi Profeti salAllahu alejhi ue selem për ne në mënyrë që ne të mos mashtrohemi nga pamja e tyre jashtme kur ata të aplikojnë gjykimet, dënimet dhe Islamin – Islami nuk ka të bëjë me ta asgjë. Pastaj Profeti salAllahu alejhi ue selem tha për të sqaruar gjendjen dhe realitetin e tyre:

”Ata lexojnë Kuranin pa zbritur Kurani poshtë në gjoksin e tyre.”

Ai nuk ka arrin në zemrën. Ata nuk e praktikojnë atë. Ata nuk e përfaqësojnë atë. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ata dalin prej fesë sikurse shigjetë del tejpërtej gjahut.”

Kjo do të thotë se ata dalin prej Islamit si shigjeta del përtej gjahut; kur shigjeta del përtej gjahut, ti nuk do të gjesh asnjë gjurmë të tij në të. Ata nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin. Prandaj, shumë dijetarë besojnë se Hauarixhët nuk janë myslimanë; ata besojnë se ata janë kufarë. Dijetarë të tjerë besojnë se ata janë myslimanë, por se ata i përkasin sekteve të humbura, të devijuara dhe të rrezikshme.

Ata nuk ishin të kënaqur me Uthmanin radijAllahu anhu prandaj e mbytën atë në shtëpinë e tij. Ata rrethuan shtëpinë e tij, e mbytën atë dhe e therrën me thikë gruan e tij. Ata nuk ishin të kënaqur me Amr bin el-‘As radijAllahu anhu. Ata nuk ishin të kënaqur me Mu’avijën radijAllahu anhu.

Vetëm shikoni në komplotet e tyre dhe në qelbësinë e tyre! Një natë në Ramazan u takuan tre prej tyre në xhaminë e shenjtë për të planifikuar vrasjen e kalifëve dhe udhëheqësve. Njëri prej tyre mori si detyrë për të vrarë Aliun, tjetri Muavijën dhe i treti Amr bin el-Asin radijAllahu anhum – këtë e bënë te Qabja! Kjo quhet ”shpërlarje e trurit”. Natyrshmëria e tyre ishte sprapsur. Vrasësi i Aliut ia arriti qëllimin, ndërsa dy të tjerët dështuan. Megjithatë, ata të gjithë u pajtuan në atë natë për këtë krim kundër njerëzve më të mirë në sipërfaqen e tokës në atë kohë; sahabët e Profetit salAllahu alejhi ue selem.

Kur ata e zunë Abdullah bin Khababin radijAllahu anhu dhe robëreshën e tij shtatzënë ata kaluan pran një palme. Nën palmë një prej tyre gjeti një hurme dhe e futi atë në gojën e tij. Atëherë një tjetër i tha atij:

”A po merr diçka pa leje?”

Vetëm shikoni në këtë natyrshmëri të sbrabtë! Ata zënë sahabët e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem ndërsa ata frikësohen për të ngrënë një hurme. Kur njëri prej tyre dëshiroi të mbytë një derr, një tjetër tha:

”Ti ndoshta po e mbytë një derr që i përket dikujt që paguan xhizjeh.”

Njëkohësisht ata vrisnin sahabët e Profetit salAllahu alejhi ue selem. Pastaj ata e vranë atë dhe prenë barkun e robëreshës së tij dhe ia mbytën fëmijën fëmijun e saj. Ky është orientimi i tyre.

Bukhari përmend në ”et-Tarikh el-Kebir” se si një sahabi i quajtur Abdullah bin Kurdh radijAllahu anhu ishte duke u kthyer nga xhihadi për hirë të Allahut për në shtëpi. Në rrugën për në Ahuaz (vend në Iran), ai dëshiroi të falë namazin dhe e ndëgjoi ezanin kështu që shkoi për tu falur menjerëzit. Kur arriti në xhami ai vuri re se ata ishin Hauarixhë. Ata i thanë:

”Mirë se vjen, armik i Allahut!”

Kështu ata i flisnin një sahabiut. Ky sahabi ishte kthyer nga lufta. Ai dëgjoi ezanin dhe dëshiroi ta falë namazin. Ai u tha atyre: ”Unë jam shok i të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.” Ata u përgjigjën: ”Ne betohemi në Allahun se do të vrasim!” Ai tha: ”A e pranoni nga unë atë që e pranoi i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selam?” Ata pyetën: ”Çfarë pranoi ai nga ti?” Ai tha: ”Unë shkova tek ai si jobesimtar dhe dëshmova se nuk meriton të adhurohet me të vërtetë askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Ai e pranoi Islamin tim.” Ata thanë: ”Ne betohemi në Allahun se ne nuk do të pranojmë Islamin tënd. Ti je kafir.” Pastaj ata e mbytën atë radijAllahu anhu. Edhe pse ai ishte një sahabi i cili ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij nga një luftë dhe dëshiroi të falej dhe Islami i të cilit u pranua nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, dhe ata nuk e miratuan atë.

Ky është vizioni i tyre i errët i shoqërisë. Prandaj, ata e quajnë atë ”Shoqëria pagane e së ardhmes.” Ata nuk besojnë se ti, pushtetari yt, njerëzit që punojnë për ta, policia, ushtria apo qytetarët që jetojnë në të pa e dënuar atë dhe nuk iu bashkohet këtyre njerëzve nuk janë myslimanë. Ato i trajtojnë të gjithë ata si kufarë. Ata nuk falen në xhamitë e tyre dhe nëse ata duhet të bëjnë këtë dhe të falen pas një imami i cili nuk është prej tyre, ata e përsërisin namazin më pas. Sepse ata mendojnë se ata janë të gjithë kufarë dhe jo myslimanë.

Profeti salAllahu alejhi ue selem na ka paralajmëruar nga këta njerëz në shumë hadithe. Ne duhet të kemi njohuri lidhur me gjykimin e bazuar në Sheriat në këto çështje. Ne duhet të dimë se këta njerëz përbëjnë një rrezik të madh për Islamin dhe myslimanët. Askush nuk duhet të mashtrohet nga ata vetëm për shkak se ata tregojnë diçka që është në përputhje me Islamin. Islami nuk ka të bëjë me ta asgjë.

Përveç kësaj, ne duhet ti kemi në vëzhgim bijtë tanë. Me kë shoqërohen? Me kë ecin? Me kë udhëtojnë ata? Shumë prej tyre shoqërohen me të ashtuquajtur njerëz fetarë. Dhe papritmas ti dëgjon se si ata kanë përfunduar në vende kaotike. Ata marrin bijtë tanë, të rinjtë dhe injorantët për në ato vende në emër të xhihadit ndërsa ata dhe bijtë e tyre qëndrojnë në shtëpi. Ata nuk duan që bijtë e tyre të shkojnë atje. Nëse ata dëgjojnë se ata duan të shkojnë atje, ata kontaktojnë autoritetet për ti parandaluar ata. Ata vetë nuk shkojnë atje. A kemi dëgjuar ndonjëherë se udhëheqësit e devijuar të cilët nxisin të rinjtë për të shkuar në këto të marrin pjesë në një sulm vetëvrasës? Janë vetëm këta të rinj të mashtruar dhe të trathtuar që shperthejnë vetet e tyre. Ata mendojnë se ata veprojnë drejtë dhe se kjo doti shpie në Xhenet ndërsa Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ata janë të mbyturit më të këqinjë që janë mbytur nën qiell.”

Prej metodologjisë së tyre të rrezikshme është siç thashë se Selefët dhe dijetarët nuk pajtohen se a janë ata myslimanë apo jo. Hadithet paralajmëruese të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ueselem për mizoritë e tyre dëshmon se sa kritike është gjendja e këtyre Hauarixhëve.


1 Imam Ibn-ul-Athir rahimahullah ka thënë:

”Një Mu’ahad është ai jomusliman që ka një pakt me ty. Zakonisht jo-myslimanët të cilëve u është premtuar siguria quhen me këtë emër. Përveç kësaj edhe jomusliman të tjerë quhen me këtë emër nëse ka një marrëveshje paqe me afat të caktuar në mes të dy palëve.” (En-Nihajeh (2/275))

2 Bukhari (3166) dhe Nesai (4762).

Shpërndaje: