Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: el-Mufid fi Maxhalis Shehr Ramadan, fq. 39-42
www.perlatmuslimane.com
4 – Ejakulimi në gjumë dhe shkuarja e mendjes kah seksi
Ejakulimi në gjumë dhe shkuarja e mendjes kah seksi nuk e prish agjërimin edhe nëse me këtë ndodh dalja e spermës. Nëse personi sheh gjurmë të spermës duhet të pastrohet. Nëse ka dalje të spermës pas namazit të sabahut dhe e shtynë pastrimin derisa të arrij namazi i drekës ska të keqe në këtë. E njëjta gjë vlen nëse ai do të ketë marrëdhënie seksuale me gruan e tij gjatë natës dhe pastrohet pas hyrjes së agimit. Kjo është në rregull. Është konfirmuar se profeti ﷺ ka pasur marrëdhënie seksuale gjatë natës, u zgjua në mëngjes, u pastrua dhe vazhdoi agjërimin. E njëjta gjë vlen edhe për gratë me ciklin mujor dhe me lehoni. Nëse atyre u përfundon cikli mujor/lehonia gjatë natës dhe pastrohen pas hyrjes së agimit nuk ka të keqe në këtë dhe agjërimi i tyre është i saktë. Megjithatë, nuk është e lejueshme për këto gra, ose për atë që ka pasur ejakulim, ta shtyjë pastrimin apo namazin deri në lindjen e diellit. Të gjithë janë të detyruar të pastrohen para lindjes së diellit në mënyrë që ato të mund t’a falin namazin në kohë.