Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
El-Mufid fi Mexhelis Shehr Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
6 – Gëlltitja e pështymës
Pështyma nuk ndikon në agjërimin. Është në rregull për të gëlltitur pështymën, sikurse edhe për ta nxjerr atë jashtë.
Lidhur me këlbazën që vjen nga gjoksi apo hunda, është obligim për burrin dhe gruan që ta nxjerr jashtë atë dhe të mos e gëlltis.
O muslimanë! Agjërimi është një vepër e mirë shumë madhështore. Shpërblimi i tij është i madh dhe veçanërisht agjërimi i Ramazanit. Madhërone atë, Allahu ju mëshiroftë, me nijet të sinqertë dhe që t’i jepni rëndësi agjërimit, namazit të natës, garimit në vepra të mira dhe nxitimit në pendim të sinqertë për të gjitha mëkatet dhe të këqijat. Qëndroni larg nga ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ ua kanë ndaluar. Qëndroni larg nga ajo që Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ ua kanë ndaluar. Binduni Atij vazhdimisht në Ramazanit dhe jashtë tij. Këshilloni njëri-tjetrin që të urdhëroni në punë të mira dhe që të ndaloni nga veprat e këqija dhe thërritni në çdo gjë të mirë në mënyrë që ju të fitoni Xhenetin, lumturinë, nderimin dhe shpëtimin në të dy jetët.
Lusim Allahun që të na mbrojë ne dhe ju nga ajo që shkakton zemërimin e Tij, ta pranojë agjërimin tonë dhe namazin e natës, të përmirësojë sundimtarët myslimanë dhe të mbështesë fenë e Tij nëpërmjet tyre dhe të shkatërrojë armiqtë e Tij nëpërmjet tyre dhe t’i bëj të gjithë që ta kuptojnë fenë dhe të jenë të qëndrueshëm dhe të gjykojnë dhe të gjykohen sipas tij në të gjitha çështjet. Ai është në gjendje të bëjë gjithçka.
Allahu e nderoftë, i dërgoftë salate dhe selame robit të Tij dhe të dërguarit të Tij dhe profetin tonë Muhammed, familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.