Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A pyetet dhe a dënohet personi që nuk është varrosur?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

www.perlatmuslimane.com

Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses! Pyetësi thotë: Nëse i vdekuri vdes dhe vendoset në morg për një apo dy muaj, ose më shumë, a fillon të merret në pyetje që nga koha e vdekjes së tij apo duhet të varroset në mënyrë që të merret në pyetje?

Përgjigje: Allahu e di më së miri, kjo dije i përket Allahut, por dijetarët thonë se dy engjëjt vijnë tek ai edhe nëse është në brendësi të një shtaze grabitqare ose në det, ose në tokë, ose kudo qoftë, ata vijnë tek ai dhe e pyesin, dhe gjithashtu dënimi i varrit e arrin atë kudo qoftë edhe nëse është në barkun e një zogu, ose në barkun e një shtaze grabitqare, kudo qoftë e arrin atë dënimi i varrit.

Shpërndaje: