Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A shpërblehet personi për marrëdhënie seksuale edhe nëse nuk ka epsh?

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Tabakat-ul-Hanabilah (1/307-308)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Is’hak bin Mensur el-Kausaxh ka thënë:

E pyeta Ahmed bin Hanbelin në lidhje me burrin që ka marrëdhënie seksuale me gruan e tij por pa pasur epsh ndaj grave; a shpërblehet për këtë?

Ai u përgjigj: “Po, betohem në Allahun. Sepse shpreson të ketë fëmijë.”

I thashë: “Nëse ai nuk dëshiron të ketë fëmijë? Ai vetëm ka marrëdhënie seksuale me të, sepse ajo është e re (D.m.th. meqë ajo është e re, ajo ka oreks për marrëdhënie intime, prandaj ky dëshiron t’ia plotësojë atë nevojë)”.

Ai u përgjigj: “Pse të mos shpërblehet ai?”

Shpërndaje: