Shejkh Ebu Abdul A’la Khalid Uthman el-Misri
Përktheu: Valdet Gashi
Data e fetvasë 15/06-2018
www.perlatmuslimane.com
Shejkhu: Urdhëro!
Pyetje: Nëna e këtij vëllait vuan nga një sëmundje zemre dhe e ka kancerin.
Shejkhu: Kërkojë strehim tek Allahu!
Pyetësi: Doktori i ka thënë se ajo do të vdes pas ca kohe.
Shejkhu: I pa të meta është Allahu! Allahut i kërkojmë ndihmë.
Pyetësi: Dhe tani sëmundja iu është përkeqësuar dhe ky vëllai nuk e di se a të qëndrojë në Egjipt deri sa të mësojë fenë dhe të ruan fëmijët e tij në mënyrë që ata të mos ndikohen nga jeta atje dhe nga kufarët apo të kthehet atje që të qëndrojë me nënën e tij? Në fakt vëllai i tij atje kujdeset për të, cila është këshilla juaj, o shejkh?
Shejkhu: Urdhëro!
Pyetësi: Ai gjithashtu frikësohet që të kthehet me fëmijët e tij sepse atje i mësojnë gjëra të çuditshme dhe në fakt vëllai nuk dëshiron të kthehet atje, por pyet se a e ka detyrim të kthehet? Frikësohet që fëmijët e tij të sprovohen atje. Frikësohet për fëmijët e tij.
Shejkhu: Mos të kthehet! Të pyes vëllain e tij atje për nënën e tij nëse ka nevojë ta ndihmojë me diçka në mënyrë që ta ndihmojë qoftë edhe me të holla.
Nëse është e domosdoshme për të që të shkojë i vetëm dhe të kthehet nuk ka problem në këtë. Nëse dëshiron ta sheh atë. Nëse ka dëshirë ta sheh ose që t’i qetësohet zemra para se të ndodhë diçka, le të shkojë vetëm ai dhe të kthehet, le të shkojë vetëm për ta vizituar nënën e tij. Po! Në mënyrë që të mos i futë në sprovë fëmijët e tij (nëse do t’i merrte me vete).