“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A të ndahem nga gruaja që udhëton pa mahrem?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: Sherh Ighathat-il-Lahfan (41) 

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/ighastah%20%20-%204%20-%201%20-%201437.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një burrë është martuar me një grua myslimane që ka një fe të dobët. Ajo udhëton pa mahrem. Këtë e dinte burri i saj para martesës. Ai duhet të bëjë durim me të, ta mësojë atë dhe ta këshillojë atë apo të ndahet prej saj menjëherë?”

Përgjigje: ”Ndaloje atë. Ti ke të drejtë ta ndaloshë atë që të udhëtojë në qoftë se ajo nuk udhëtonë me një mahrem ose me ty. Është e drejta juaj që ta ndaloshë atë që të udhëtojë. Asaj nuk i lejohet të udhëtojë pa lejen tuaj. Nëse ajo insiston ti duhet të ndahesh prej saj.”

Shpërndaje: