Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Gharatul-Ashritah 1/437
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për atë që i bindet nënës së tij në çështjet që ndikojnë në kërkim të dijes, nëse ajo nuk e lejon të birin që të shkojë për të kërkuar dije? Do të thotë: a do të jetë ai në mesin e atyre që bëjnë mëkate të mëdha nëse ai nuk i bindet nënës apo do të jetë në mesin e atyre që shpërblehen për kërkimin e dijes? Për këtë veprim, ai mbështetet në fjalën e profetit ﷺ:
“Nuk ka bindje ndaj krijesave në atë që është mëkat ndaj Allahut.”?
Transmeton Bukhari (7258) dhe Muslimi (1840).
Përgjigje: Ai i bindet nënës së tij nëse ajo ka nevojë që ta furnizojë atë ose që t’i shërbejë asaj kur ajo nuk ka askënd tjetër përveç tij për që t’i shërbejë. Në qoftë se nevoja e saj nuk është e këtij niveli apo e ngjashme, dhe ai nuk ka frikë se ajo do të qajë derisa të humb shikimin e saj, ose se do të qan derisa të çmendet; atëherë bindja ndaj saj nuk është obligim. Kjo për shkak se kërkimi i dijes është detyrim dhe se i dërguari ﷺ ka thënë:
“Bindja është vetëm në mirësi.”