“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

A u arrin sevapi të tjerëve për leximin tënd të Kuranit?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A lejohet dhënia e sevapeve dikujt tjetër për leximin e Kuranit? Disa thonë që ju e pranoni një gjë të tillë. Sa qëndron kjo gjë nga ju?!”

Përgjigje: “Vëlla, unë nuk them se kjo gjë është e lejuar në aspekt të përgjithshëm. Unë them që kjo është veçantë për veprat e fëmijës (për prindin). Siç thotë Profeti (salAllahu alejhi ue selem):

طيب الكسب كسب الرجل من عمل يده ، و إن أولادكم من كسبكمأ

“Fitimi më i mirë është fitimi i njeriut nga duart e tij. Dhe me të vërtetë fëmijët tuaj janë prej fitimit tuaj.”

Ndërsa Allahu (te’ala) ka thënë:

وَنَكْتُبُ مَا قَدَّمُوا وَآثَارَهُمْ

“…dhe shënojmë veprat që kanë bërë ata dhe gjurmët e (punëve të) tyre.”

Dhe ka thënë عليه الصلاة و السلام në një hadith autentik:

إذا مات الإنسان و في رواية إذا مات ابن آدم انقطع عمله إلا من ثلاث : صدقة جارية ، أو علم ينتفع به أو ولد صالح يدعو له

“Nëse vdes njeriu –e në një transmetim thuhet: nëse vdes biri i Ademit –i ndërpriten veprat (sevapi i të cilave i arrin atij), përveç tre gjërave: sadakaja rrjedhëse, dija e dobishme dhe fëmija e mirë i cili lutet për të.”

Veprat e mira të këtij fëmije të mirë i bëjnë dobi prindërve të vet, sepse ai është prej gjurmëve që kanë lënë prindërit e tij, siç tha ajeti i lartpërmendur:

“…dhe shënojmë veprat që kanë bërë ata dhe gjurmët e (punëve të) tyre.”

Nuk them që nga leximi i Kuranit përfitojnë edhe të tjerët përpos prindërve, apo edhe nga çdo vepër tjetër të mirë përfitojnë edhe të tjerët përpos prindërve. Ndërsa, besoj që ju kujtohet që disa prej dijetarëve të mëhershëm, thonë që sadakaja e dhënë për ndonjë për muslimanët, iu arrin atyre sevapi i asaj sadakaje, edhe nëse është në pyetje dikush tjetër përpos prindërve. Në këtë çështje, ne jemi të kufizuar se sevapi u arrin vetëm prindërve.

Prandaj, themi që sadakaja e dhënë nga fëmija, i arrin prindërve, dhe kështu ndodh me të gjitha adhurimet tjera përgjithësisht, sevapi i të cilave u arrin prindërve, duke u bazuar në përgjithësimin e argumenteve të cilat flasin në lidhje me këtë.

Mirëpo, që të përfitohet nga bamirësitë, apo nga adhurimet e tjera –që në të bën pjesë edhe leximi i Kuranit– dikush tjetër përpos prindërve, neve nuk themi me këtë përgjithësim. Për këtë arsye, them se duhet të shikohet edhe njëherë ai fjalim (për të cilin e ke për qëllim), në mënyrë që të mos na atribuohet diçka për të cilën ne nuk themi. Ne themi vetëm me këto kufij të cilët i përmendëm më herët.”


1 Ja-Sin 36:12

Shpërndaje: