Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A vlen ky hadith edhe për femrat: “Shtatë kategori njerëzish do të hyjnë nën hijen e arshit”?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Hadithi: “Shtatë kategori njerëzish të cilët do të hyjnë nën hijen e arshit, atë ditë kur nuk do të ketë hije përveç hijes së Tij”, a është i veçantë për meshkujt, apo i përfshin edhe femrat?”

Përgjigje: Hadithi i cekur është i përgjithshëm, si për meshkuj ashtu edhe për femra. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) thotë:

سبعة يظلهم الله في ظله يوم لا ظل إلا ظله ، إمام عادل وشاب نشأ في عبادة الله ، ورجل قلبه معلق بالمساجد ، ورجلان تحابا في الله اجتمعا عليه وتفرقا عليه ، ورجل دعته امرأة ذات منصب وجمال فقال إني أخاف الله . ورجل تصدق بصدقة فأخفاها حتى لا تعلم شماله ما تنفق يمينه ، ورجل ذكر الله خالياً ففاضت عيناه

“Shtatë kategori njerëzish do të hynë nën hijen e arshit atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Tij: Imami i drejtë, një djalosh i cili është rritur në adhurim ndaj Allahut (gjithashtu edhe një vajzë e cila është rritur në adhurim ndaj Allahut), një burrë që zemra e tij është e lidhur me xhaminë (gjithashtu edhe një grua zemra e së cilës është e lidhur me namazin), dy persona që duhen për Allahun, bashkohen për hir të Tij dhe ndahen për hir të Tij (e njëjta gjë vlen edhe për femrat), një person të cilit një grua e bukur i kërkon për të bërë prostitucion dhe ky i thotë: “Unë i frikësohem Allahut” (e njëjta gjë ndodh edhe me femrën nëse e thërret një mashkull i bukur), një person që jep dhe nuk e di dora e majtë e tij çfarë ka dhënë (e njëjta gjë është edhe për femrën nëse ajo e bën këtë veprim) dhe një person që e përmend Allahun në vetmi dhe i mbushen sytë me lot.”

Nëse ai qanë nga frika për Allahun e nga imani që ka dhe nuk ka dikë afër, e njëjta gjë është edhe për femrën nëse ajo e bën këtë veprim.

Shpërndaje: