Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Aba’ah është Xhilbab

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (101)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Aba’ah është Xhilbabi i cili përmendet në Kuran. Prandaj, Allahu urdhëroi të bashkuarit në mes të Khimarit dhe Xhilbabit mbi Khimar. Kjo sepse Aba’ah është e hapur nga përpara. Kështu Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre.” 33:59

Gjatë periudhës pagane gratë e kishin zakon të dilnin me Xhilbab mbi kokë ndërsa gjysma e kokës ishte e zbuluar.

Në të njëjtën mënyrë vishen disa gra në Irak kur gjoksi dhe qafa e tyre janë të zbuluara. Atëherë Allahu (azze ue xhel) i mësoi gratë myslimane:

”… të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre.”

Shpërndaje: