Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Abajat e stolisura

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/

Ligjerata: el-Hajah es-Saidah

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kohët e fundit, me të madhe janë shfaqur abaja të qëndisura, të stolisura dhe të ngushta. Kur këshillohen gratë që veshin këto, ato thonë se më e rëndësishmja është që të mbulohet trupi. Çfarë mendoni për këtë?

Përgjigje: Abajat nuk janë vetëm për tu mbuluar trupin. Ato gjithashtu, duhet të mos jenë të zbukuruara. Nëse ato janë të zbukuruara, atëherë ato tërheqin shikimet e njerëzve. Allahu (xhela ue ala) ka thënë:

ولا تبرجن تبرج الجاهلية الأولى

“Dhe mos i shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç bënin më parë në kohën e injorancës.” 33:33

Tërheqja e vëmendjes së të tjerëve, bëhet përmes daljes e zbukuruar në vende ku ka frekuentime të njerëzve. Pra qëllimi i ”Abajës është që ajo të mbulojë zbukurimet, e të mos jetë vetë e dekoruar. Ato absolutisht nuk lejohen për t’u veshur në qoftë se janë të zbukuruara dhe të qëndisura.

Shpërndaje: