Burimi: Një përmbledhje e biografisë së Shejkhut nga Wikipedia në gjuhën arabe me disa shtesa
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Emri i tij dhe lindja
Ai ishte dijetari i madh në lëmin e fikhut dhe në bazat e tij (usulul-fikh). Emri i tij është Abdullah bin Abdurr-Rrahman bin Abdurr-Rrazaka bin Kasim el-Gudejjan, nga fisi ‘Amr bin Temim prej anës së babait të tij dhe nga fisi Utejbi prej anës së nënës së tij. Ai u lind në qytetin Zulfi të Arabisë Saudite, në vitin 1345 hixhri.
Studimet e tij
Ai filloi studimet duke mësuar shkrim leximin si i vogël tek Abdullah es-Suhejmi, Abdullah el-Gajth dhe Falih ere-Reumi. Pastaj filloi t’i mësojë bazat e fikhut, besimin, gramatikën e gjuhës arabe dhe trashëgiminë islame tek Hamdan bin Ahmed el-Batil. Më pas udhëtoi për në Riad, në vitin 1363 hixhri, duke përfunduar shkollën e mesme në vitin 1368 hixhri. Më tej filloi të studiojë në “El-Ma’had el-‘Ilmi”, në vitin 1371 hixhri. Në të njëjtën kohë mësonte tek Shejkh Muhamed bin Ibrahim dhe dijetarë të tjerë. Ai më vonë u diplomua në fakultetin Sheriatit në vitin 1376 hixhri.
Mësuesit e tij
Shejkhu mësoi tek shumë dijetarë të mëdhenj, disa prej tyre janë:
1) Shejkh Abdul-Aziz bin Baz- ish-myftiu i Arabisë Saudite dhe një prej dijetarëve më të mëdhenj të kësaj kohe. Shejkh Gudejani tek ai studioi fikhun.
2) Shejkh Abdul-Aziz er-Rashid- ish-kreu i gjykatës në Riad. Tek ai studioi fikhun dhe trashëgiminë islame.
3) Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shenkiti- dijetari i madh në lëmin e tefsirit në kohën tonë. Tek ai studioi Bazat e Fikut (usulul-fikh), e lëndë të ndryshme që kanë të bëjnë me Kuranin dhe tefsirin.
4) Shejkh Abdurr-Rrahman al-Afriki- një ndër dijetarët më të mëdhenj të hadithit. Tek ai studioi mustalahun (shkencën bazë zë hadithit) dhe fikun e hadithit.
Veprimtaritë e tij:
1) Kryetari i gjykatës në qytetin e Khuber.
2) Anëtar i Komisionit për kërkime shkencore dhe Fetva në Arabinë Saudite, nga viti 1391 hixhri deri në vdekjen e tij.
3) Anëtar i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhenj në Arabinë Saudite, nga viti 1386 hixhri deri në vdekjen e tij.
4) Ligjërues në “Universitetit Imam Muhamed bin Su’ud” në Riad.
5) Një nga pjesëtarët që jepte fetva në programin Nurun ‘aled-Derb, në radio-stacionin “idha’atul-Kuran” dhe televizionin shtetëror në Arabin Saudite.
Mësimdhënia e tij
Shejkhu jepte mësim nga viti 1389 hixhri deri në vdekje, rreth 40 vjet. Ai jepte mësim në lëndët e Fikhut, Usulul-Fikh, Rregullat e Fikhut, Hadith, Mustalah, Tefsir dhe Akide. Derset më të shpeshta përgjatë javës, ai i realizonte pas namazit të Akshamit dhe Jacisë, e nganjëherë edhe pas Sabahut.
Vdekja e tij
Shejkhu vdiq në vitin 1431, ose me 1 qershor 2010. Kur vdiq, ai konsiderohej nga dijetarët më të mëdhenj të Arabisë Saudite.