Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Aborti për shkak të rrethanave psikologjike, sociale dhe frikës për divorc

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Ligjërata: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhammed bin Abdil-Uehab (21) 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/1434-08-14.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është vendimi mbi abortin para ditës së dyzetë për shkak të rrethanave psikologjike dhe sociale, e sidomos në qoftë se gruaja i frikësohet divorcit në të ardhmen?

Përgjigje: Aborti nuk është i lejuar për shkak të pakënaqësisë me shtatzëninë. Por nëse mjekët vërtetojnë se fetusi përbën një rrezik për nënën dhe dijetarët japin fetva përgjatë përcaktimit të mjekëve, atëherë lejohet aborti. Aborti nuk është lojë. Nuk është vetëm që të bësh abort. Mjekët e specializuar duhet të japin një vendim. Pastaj duhet të jepet një fetva përgjatë vendimit të tyre.

Shpërndaje: