Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Adoptimi në islam nuk është i lejuar

“Komisioni i Përhershëm për Kërkim dhe Fetva”

Burimi: “El-Fetaua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 194-195

Përmblodhi: Sa’d Abdul-Gaffar Ali

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë mendoni në lidhje me atë që adopton një fëmijë, e edukon atë, e konsideron veten e tij si baba të fëmijës qoftë në përditshmëri apo edhe nëpërmjet dokumentacionit, gjë e cila i jep atij edhe të edhe për të qenë trashëgimtar ligjor të pasurisë së tij?”

Përgjigje: “Adoptimi i fëmijës dhe rregullimi i dokumenteve ku ai figuron si fëmija juaj në mënyrë që ai mund të trashëgojnë ty sikurse të ishte djali yt biologjik, kjo është një gabim shumë i madh, një tejkalim i kufijve të Allahut dhe një gënjeshtër ndaj autoriteteve me të dhëna të rreme.

Adoptimi nuk është i lejuar në Islam. Allahu Subhanehu ue Te’ala ka thënë:

مَّا جَعَلَ اللَّهُ لِرَجُلٍ مِّن قَلْبَيْنِ فِي جَوْفِهِ وَمَا جَعَلَ أَزْوَاجَكُمُ اللَّائِي تُظَاهِرُونَ مِنْهُنَّ أُمَّهَاتِكُمْ وَمَا جَعَلَ أَدْعِيَاءكُمْ أَبْنَاءكُمْ ذَلِكُمْ قَوْلُكُم بِأَفْوَاهِكُمْ وَاللَّهُ يَقُولُ الْحَقَّ وَهُوَ يَهْدِي السَّبِيلَ ادْعُوهُمْ لِآبَائِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِندَ اللَّهِ فَإِن لَّمْ تَعْلَمُوا آبَاءهُمْ فَإِخْوَانُكُمْ فِي الدِّينِ وَمَوَالِيكُمْ وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَا أَخْطَأْتُم بِهِ وَلَكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

“Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë. Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” 33:4-5

Nuk është e lejuar për të dhënë informacione dhe të dhëna të rreme. Kjo gjë bën që dokumentet të konsiderohen të falsifikuara dhe gjëja e tillë është gënjeshtër. E gjithë kjo është e ndaluar në bazë të shumë argumenteve të Kuranit dhe Sunnetit.

Marrja e hapave të tilla nuk e bën atë fëmijë tëndin apo trashëgimtar të vërtetë. Andaj, nga ai që ka vepruar kështu e ka për detyrë që të pendohet tek Allahu Subhaneh dhe të korrigjoj informacionet e dhe të dhënat e fëmijës tek autoritetet përkatëse. Shpresojmë se Allahu na falë neve dhe ty mëkatet dhe të shpërblej të gjithë ata që kujdesen sidomos për edukimin dhe furnizimin e fëmijëve të tillë (pa prindër-të adoptuar).

Mirëpo, duhet ta dish që është e lejuar që t’ia lëni testament një të tretën e pasurisë tënde, apo që t’i jepni pasuri qoftë edhe tani, sidomos nëse ai është në nevojë.”

Shpërndaje: