Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i Daudit (alejhis-selam)

Shejkh Abdullah el-Adani 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ai i cili praktikon agjërimin e Daudit (alejhis-selam), a mund të agjërojë edhe ditët e bardha (ditët 13, 14, 15 të çdo muaji hënor) dhe ditën e hënë dhe të enjte?

Përgjigje: Jo, nuk duhet t’i agjëroj ato sepse ai (me agjërimin e Daudit alejhis-selam) ka agjëruar deri në kufirin e lejuar. Nëse ai vazhdon me atë agjërim, ai do të agjëroj ndonjëherë të hënën e ndonjëherë të enjten. Çdo javë do të agjëroj njërën nga dy ditët e përmendura. Dhe agjërimi i ditëve të tjera do t’i mjaftojë nga mos agjërimi i ndonjërës prej tyre.

Pyetje: Nëse e praktikon agjërimin e Daudit, a të agjëroje duke veçuar ditën e premte apo të shtunë (pa i’a bashkangjitur ndonjë ditë)?

Përgjigje: Po, mund të veproj kështu. Kuptimi i përgjithshëm i hadithit na mëson këtë. Ndërsa për mos veçimin e të shtunës me agjërim, hadithi i cili aludon këtë është i dobët. Kurse hadithi që ndalon agjërimin e të premtes duke e veçuar atë është i saktë. Por ai i cili agjëron një ditë po e një jo, ai nuk e ka veçuar atë me agjërim.

Shpërndaje: