Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab el-Lika el-Maftuh (75)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është mendimi juaj për atë që ka ditë për të kompensuar nga Ramazani dhe e ka zënë dita e Arafatit ose dita e Ashures dhe dëshiron të agjërojë dhe të shtyjë kompensimin e ditëve të Ramazanit?
Përgjigje: Nuk shoh ndonjë problem në këtë, nuk ka problem që njeriu të agjërojë ditën e Arafatit apo ditën e Ashures ndërsa ai ka ditë për t’i kompensuar sepse ka kohë për të kompensuar ditët e Ramazanit deri sa të përfundojë muaji Sha’ban, por ne preferojmë që të fillojë agjërimin e ditëve që ka për t’i kompensuar dhe të agjërojë ditën e Arafatit duke pasur nijet ditët që ka për t’i kompensuar dhe ndoshta nëse bën nijetin për të agjëruar ditët që ka për t’i kompensuar do të fitojë dy shpërblime, një shpërblim për agjërimin e ditës së Arafatit dhe një shpërblim për ditët që ka për t’i kompensuar.
Sa i përket agjërimit të 6 ditëve të Sheualit, shpërblimi i tyre nuk arrihet nëse nuk plotësohet agjërimi i Ramazanit sepse këto 6 ditët pasojnë Ramazanin sipas thënies së profetit -salAllahu alejhi ue selem ue ala elihi-:
“Kush e agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Sheualit është sikur të ketë agjëruar tërë vitin.” Transmeton Muslimi (1164).