Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i muajit Sha’ban – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdil-Lah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexh’mu-ul-Fetaua 25/220

Përktheu: Besim Gjelaj

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Si t’i bashkojmë hadithet:

“Kur të kalon gjysma e Shabanit, mos agjëroni.”

dhe hadithin:

“Muaji, më i dashur tek pejgamberi për ta agjëruar, ishte muaji Shaban, pastaj e ngjiste me Ramazan.”?

Përgjigje: Sa i përket hadithit që e ndalon agjërimin kur të kalon gjysma e muajit Shaban, hadithi është i saktë siç ka thënë vëllai ynë el-Al-lameh shejkh Nasirud-din el-Albani dhe ka për qëllim fillimin e agjërimit të muajit Sha’ban pasi të kaloj gjysma e tij, kurse ai që e agjëron shumicën e muajit apo gjithë muajin veçse ia ka qëlluar sunnetit. Dhe prej Allahut vjen suksesi!

Shpërndaje: