Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi i pavlefshëm

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205835

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Edhe barku edhe gjymtyrët duhet të agjërojnë. Barku duhet t’i shmanget ushqimit, pijeve dhe epsheve, ndërsa pjesët e trupit dhe gjuha duhet t’i shmangen shikimeve të ndaluar dhe të dëgjuarit haram. Ky është agjërimi i vërtetë. Agjërimi i vërtetë është një agjërim i brendshëm dhe i jashtëm. Barku duhet të agjërojë dhe pjesët e trupit duhet të agjërojnë dhe duhet t’i shmangen çdo gjëje që Allahu e ka ndaluar.

Ai që i shmanget vetëm ushqimit, pijeve dhe epsheve pa iu larguar përgojimit, shpifjes, gënjeshtrës, shikimeve të ndaluara, të dëgjuarit të ndaluar dhe të pakuptimta, gjërave të pa hijshme, gënjeshtrave, fyerjeve, ofendimeve, këngëve dhe muzikës, shikimit të serialeve të mjerueshëm dhe komike, dhe gjëra të tjera që shfaqet në televizion që ngjallin zemërimin e Allahut, ky person në fakt nuk agjëron fare edhe pse barku dhe organi i tij agjërojnë ai nuk shpërblehet për agjërimin. Ai vetëm se e lodhë veten e tij:

”Allahu nuk ka nevojë që një person të braktis ngrënien e ushqimit dhe pijeve nëse ai nuk e braktis mëkatet, gënjeshtrën dhe vepron sipas saj.”

Agjërimi pra duhet të jetë i brendshëm dhe i jashtëm, dhe nënkupton një largim nga gjërat e ligjshme dhe të paligjshme. Përndryshe ky nuk është fare një agjërim që është shkak që Allahu ta shpërblej agjëruesin.

Shpërndaje: