Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (719)
Përktheu: Besim Gjelaj
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Gruaja siç është e njohur i ka disa periudha. Periudhën e ciklit mujor, shtatzënisë, lehonisë dhe gjidhënies. Kur vjen Ramazani, kjo i merr kohë. Dy vite apo dy vite e gjysmë zgjat shtatzënia dhe gjidhënia, e nëse vjen Ramazani, i bie të mos agjëroj?
Shejhu: Për cilin shkak?
Pyetësi: Për shembull, për shkak të shtatzanisë.
Shejhu: Çdo gjë që ka përgjigje, duhet përkufizuar e jo të merret shembull!
Pyetësi: Le të themi kushtimisht është shtatzënë dhe nuk agjëron për shkak të shtatzanisë nga frika për foshnjën apo për shkak të shëndetit. Pastaj lind pas Ramazanit dhe vjen Ramazani tjetër dhe ajo është gjidhënëse dhe nuk ka mundësi në këtë interval kohor ta kompensojë muajin që nuk e ka agjëruar. A lejohet për të që vetëm të bëj shpagimin (kefaretin)?
Shejhu: Kjo është zgjidhja. Të ushqej një miskin (të varfër) dhe nuk ka kompensim për të. Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Me të vërtetë, Allahu i Lartësuar e ka hequr obligimin e agjërimit për shtatzanën, gjidhënësën dhe udhëtarin.”
Pastaj, kanë ardhur tekste të tjera të cilat e kanë qartësuar se udhëtari duhet ta kompensojë dhe kjo me argument nga Kur’ani.
▫️Gruaja shtatzënë dhe gjidhënësia, për to, nuk ka asnjë tekst që e urdhëron kompensimin, bile ka ardhur sqarimi nga Terxhumanul-Kur’an (Ibën Abbasi, radijAllahu anhuma), se mjafton shpagimi. Andaj, ai problem që ti shfaqe në pyetjen tënde, që agjërimin e vitit të parë e zë viti i dytë, u hoq.
Lavdia i takon Allahut!