Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Agjërimi nafile dhe farz i gruas me çrregullim menstrual

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu’ul-Fetaua (1/99)

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e obliguar gruaja të cilës i ka përfunduar periudha e saj mujore gjatë ditës që të fillojë të agjërojë?

Përgjigje: Gruas që i përfundon periudha e saj mujore gjatë ditës nuk është e obliguar që të agjërojë pjesën tjetër të ditës. Asaj i lejohet të hajë dhe të pijë pasi që ajo duhet ta kompensojë këtë ditë. Ajo nuk përfiton asgjë nga të agjëruarit e pjesës së tjetër të ditës së mbetur. Këtë mendim e ka Maliku dhe Shafiu, gjithashtu është njëri prej mendimeve që është transmetuar edhe nga Ahmedi. Është transmetuar se Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

 “Ai që ha gjatë fillimit të ditës i lejohet të ha edhe gjatë pjesës tjetër të saj.”

Kjo do të thotë, personit që i lejohet të braktis agjërimin në fillim të ditës i lejohet që të hajë edhe gjatë pjesës së ditës që ka mbetur.

Shpërndaje: