Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/7428
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet të agjërohet në ditëlindjen e profetit ﷺ?
Përgjigje: Jo. Agjërimi është ai që ka ligjësuar Allahu dhe i dërguari i Tij ﷺ. Nuk na është ligjësuar që kjo ditë të agjërohet. Po, agjëro të hënave, por jo sepse e hëna bie në datën e 12 të muajit Rabi el-Auuel. Agjëro ditën e hënë çdo javë, ky veprim është sunnet. Por të agjërosh të hënën, me datën 12 Rabij el-Auuel dhe të gëzohesh sepse është ditëlindja e profetit ﷺ pra kjo nuk lejohet.