Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/18661
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për agjërimin pa syfyr?
Përgjigje: Nuk ka të keqe në këtë. Agjërimi është i vlefshëm pa syfyr. Megjithatë, konsiderohet se ky sunnet është braktisur. Syfyri është sunnet.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Hani syfyr. Vërtetë në syfyr ka begati.”
Syfyri është sunnet si para agjërimit farz ashtu edhe para agjërimit nafile. Profeti ﷺ e kishte zakon që të ha syfyr. Ngrënia e syfyrit është sunnet me atë ushqim që e gjen afër sikurse hurmet, ushqim apo fruta. Syfyri është sunnet dhe kështu ai merr ndihmë prej tij për të mbledhur forca para agjërimit. Megjithatë, agjërimi pa syfyr është i saktë. Edhe profeti ﷺ dhe disa sahabë agjëruan dy ditë rresht pa ngrënë as syfyr, e as iftar.